Shtëpi në shitje me fletë poseduese 242m2 – Hajvali.
Shtëpi në shitje me fletë poseduese 242m2 – Hajvali.
Përshkrimi
Shitet shtëpia në Hajvali, në lagjen “Ulpiana e Re”, rruga Rexhep Plaku, me sipërfaqe neto prej 242m2 e ndërtuar në një truall prej 4 ari.
Shtëpia përbëhet nga gjithsej 5 dhoma gjumi, një sallon i madh i kombinuar me kuzhinë, si dhe 2 banjo funksionale. Po ashtu, posedon garazh funksional dhe 2 ballkona që ofrojnë hapësirë shtesë dhe ndriçim natyral. Organizimi i brendshëm është praktik dhe i përshtatshëm për familje të mëdha.
Nga ana teknike, shtëpia ka të përfunduara punimet bazike të brendshme, përfshirë dyshemetë (übercug) dhe muret e punuara me glet, si dhe janë të vendosura dyer dhe dritare të jashtme cilësore. Prona posedon të gjitha instalimet e nevojshme si ujë, rrymë dhe sistem të ngrohjes, ndërsa banjo në përdhesë është plotësisht funksionale.
Një vlerë shtesë e kësaj prone është sistemi i drenazhimit dhe bunari me thellësi 27 metra (Ø 200), që siguron furnizim alternativ me ujë. Lokacioni është shumë i përshtatshëm për banim, në një zonë të qetë dhe në zhvillim, me qasje të lehtë në qytet dhe shërbime.
Çmimi: 260,000€.
The Brokers Real Estate – Nga vizioni tek realiteti
Mund të na kontaktoni nga ora 09:00 – 19:00
Kontakt
045 69 69 88
brokersrealestate1@hotmail.com
thebrokers-ks.com
Adresa
-
Qyteti: Prishtinë
-
Shteti/Qarku: Kosovë
-
Zona: Hajvali
-
Shteti: Kosovë
Detajet
Updated on May 25, 2026 at 1:31 pm-
ID e Pronës 289
-
Lloji i Pronës Shtëpi
-
Statusi i Pronës Për shitje
- Site Admin