Flakron Bacaj

Flakron Bacaj

Flakron Bacaj – CEO i The Brokers Real Estate


Flakron Bacaj (28 vjeç) është një profesionist i përkushtuar në fushën e patundshmërive,
me përvojë të gjatë në menaxhimin e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të
qëndrueshme me klientët. Karriera e tij është ndërtuar mbi profesionalizëm, përkushtim
dhe aftësi të spikatura në udhëheqje, gjë që e ka bërë një nga figurat më të njohura të
gjeneratës së re në tregun imobiliar të Kosovës.


Ai ka filluar rrugëtimin profesional si agjent shitjesh dhe më pas si menaxher i shitjeve në
kompani të njohura, ku ka fituar eksperiencë të thellë në proceset tregtare dhe strategjitë e
menaxhimit. Këto përvoja i kanë dhënë bazën për të themeluar dhe udhëhequr me sukses
The Brokers Real Estate, një kompani e ndërtuar mbi vlera të forta transparence,
besueshmërie dhe inovacioni.